Qeveria e Maqedonisë ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim me Kompaninë konsultuese Stratagem Internatinal për shërbime konsultuese.

Nga qeveria thonë se kjo kompani do të mundësojë referendum kredibilitet, fer dhe transparent.

“Qëllimi i këtij referendumi është të sigurojë shërbime konsultuese në realizimin e komunikimit publik të planifikuar që është me interes publik – fushata për referendum, e bazuar në parimet e objektivitetit, transparencës dhe racionalitetit”, thonë nga qeveria.

Sipas memorandumit për bashkëpunim mes Qeverisë dhe kompanisë konsultuese, shërbimet e përfshira nuk kanë përfshirje financiare.