Qeveria e re, Grubi: Bisedime nuk janë zhvilluar e as dakorduar me asnjë nga palët

Deputeti i BDI-së Artan Grubi, në një postim në fejsbuk ka demantuar lajmet mediatike për arritjen e marveshjes me LSDM-në për bashkëpunim qeveritar për katër vitet e ardhshme.
Ja postimi i plotë i Grubit:
BDI është parti transparente dhe të gjitha proceset i zhvillon me përfshirje dhe njoftim edhe të qytetarëve.Për momentin, asnjë nga lajmet e shumta mediatike nuk janë të konfirmuara nga ana e jonë dhe gjithësesi se kur do të kemi diçka konkrete, do të ju njoftojmë.
Kontaktet e vendosura paszgjedhore me LSDM dhe me partitë tjera janë kolegiale, miqësore, fillestare dhe gjithësesi në të mirën e vendit dhe të qytetarëve.
Bisedime për detaje siç janë prezantuar nuk janë zhvilluar e as dakorduar me asnjë nga palët- thotë Grubi.
Marketing