Qeveria e re/ LSDM dhe VMRO në ‘gara’ për sigurimin e 61 deputetëve

LSDM dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë garën për formimin e qeverisë. Atyre u mbetet edhe një javë në finalizimin e bisedimeve me partitë politike për sigurimin e 61deputetëve në parlament. Brenda LSDM-së bëhen përpjekje për formimin e një shumice parlamentare dhe qeverisë stabile.

Marketing

Në bisedimet që janë duke zhvilluar me partitë, përpos rrugëtimin të përshpejtuar euroatlantik, zhvillimin e ekonomisë dhe zbatimin e drejtësisë, sot socialdemokratët shtojnë elementin e barazisë qytetare, çlirimin nga paragjykimet etnike dhe nacionalizmat.

“Kryesisht bisedojmë për formimin e Qeverisë e cila kujdeset për të gjithë qytetarët njësoj, e çliruar nga çfardo paragjykime etnike, apo nacionalizma. Bisedojmë për një qeveri e cila s’do ketë asnjë dilemë në rrugën tonë të përbashkët I cili quhet ‘Maqedonia e Veriut – Një shoqëri për të gjithë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga BDI pas takimeve të djeshme të liderit të partisë Ali Ahmeti me Mickovskin dhe Zaevin, sot janë mbyllur për mediat. As nga VMRO – DPMNE nuk japin detaje nga takimi i djeshëm me Ahmetin.

“Nuk mund të hyjë në detaje pasiqë procesi i bisedimeve vazhdon. Takimet e rradhës do t’ia lëmë kohës. Në momentin kur do të dakordohen takimet, apo kemi informacione konkrete do ti informojmë mediat.” – deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa mbeten në negociata vetëm me LSDM-në. Deri në fund të javës së ardhshme presidenti Stevo Pendarovski do të duhet që të ndajë mandatin partisë e cila do të sigurojë shumicën parlamentare.

Marketing