Qeveria e Re, Luma: Bisedimet mes dy kampeve fituese

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të jenë nismëtarët e bisedimeve për themelimin e re të Qeverisë së Vendit, si parti fituese në të dyja kampet politike, vlerësojnë analistët politik, por sipas tyre problematike do të jetë kushti i dhënë nga BDI që Kryeministër i vendit të jetë shqiptarë, vlerësonë analisti Ilir Luma.

Marketing

Ky i fundit për TVM2 është shprehur se është i mendimit se parimi fitues me fitues nuk është kategori kushtetuese dhe mbi atë parim nuk do të nisen bisedimet, por formimi i Qeverisë do të nisen mbi platformat politike të subjekteve.

“Unë kujtoj se bisedimet do të nisen pikërishtë mes LSDM, fituese në kualicionin me BESËN, dhe nga ana tjetër tashi fituesin e tanishëm në kampusin shqiptarë akoma mbetet BDI-ja, dhe asaj i takon që të hyë në biseda serioze për ta konstituar Qeverinë e ardhshme” – tha analisti politik, Ilir Luma.

Luma është i mendimit që  BDI  nuk  do të heqë dorë nga koncepti për kryeministrin shqiptarë.

“Ajo që do të jetë pengesë me siguri, dhe që u paralajmërua për disa herë, janë kërkesat e BDI-së për Kryeministrin Shqiptarë. Fillimishtë BDI kamë përshtypjen se nuk do të heqë dorë nga ky koncept. Në këtë drejtim unë kujtoj se, po që se arrihet ndonjë koncenzus drejt themelimit të Qeverisë, unë kujtoj se ka vota të mjaftueshme 61, me të cilat edhe mund të konstituohet Qeveria, por ajo Qeveri gjithmonë do të jetë Qeveri jo-stabile.  Në këtë aspekt mund të përforcohet pak a shumë dhe të stabilizohet kjo Qeveri e ardhshme, po që se i bashkangjitet koalicionit 1 deputet i PDSH-së, dhe 4 deputetët të Alternativës shqiptare” – deklaroi analisti politik, Ilir Luma.

Luma poashtu theksoi se Qeveria e re  mund të jetë nën presionin e opozitës, sidomos ku asaj do ti  nevojiten 2/3 e votave në Kuvend për ndryshimet kushtetuese.

Marketing