Qeveria e re/ Vazhdon gara e partive në sigurimin e 61 deputetëve

Partitë politike në vend vazhdojnë përpjekjet për krijimin e shumicës së re parlamentare që do të mundësonte vënien në funksion të plotë të institucionit ligjvënës, përfshie dhe zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, si dhe formimin e qeverisë së re. Nga LSDM thonë se po zhvillojnë negociata serioze për të formuar një qeveri me një mandat të plotë katër vjeçar, i cili do të sigurojë pastrimin e gjyqësorit dhe verifikimin e origjinës së parave dhe pronave të çdo zyrtari. Qeveria e re do të jetë e përkushtuar në luftimin e krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, pa dallim nëse vjen nga një parti, komunë, institucion, qoftë ai ekspert, zyrtar, i njohur apo i panjohur.
Të premten është zhvilluar edhe një takim mes Lupço Nikollovskit nga LSDM dhe Artan Grubit nga BDI. Ndërsa në një komunikatë të përbashkët pas takimit thuhet se të dyja partitë angazhohen për paqe, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim brenda dhe jashtë vendit, për marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillimin ekonomik, shtetin e së drejtës dhe mirëqenie sociale.
“Biseduam për një shumicë parlamentare dhe një koalicion për një mandat të plotë, katërvjeçar, të qëndrueshëm. Konfirmojmë se nuk kemi asnjë alternativë tjetër për integrimin përveç anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ne jemi të përkushtuar për prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë (v.j. së Veriut). Ne jemi plotësisht dakord të respektojmë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Ne jemi të përkushtuar për kohezionin shoqëror, një shoqëri të fortë dhe tolerante, shtetin e së drejtës dhe jemi dakord të kundërshtojmë të gjitha format e nacionalizmit dhe urrejtjes”, thuhet në deklaratën e përbashkët të të dyja partive pa e përmendur çështjen e kryemisnitrit që e snojnë dy partitë.
Në garë për të formuar shumicën e re mbetet edhe VMRO – DPMNE, nga e cila theksojnë takimin njëorësh që kreu i kësaj partie dit më pare e realizoi me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, ndërsa sa I përket mundësisë për takim të mundshëm me krerët e kualicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk japin detaje, por theksojnë se kanë raporte miqësore me të gjitha partitë.
“Komunikim me partite politike kemi por nuk do të lëshohesha në detaje që të mos I dëmtojmë proceset, por nga ajo që mund të evidentohet nga ajo që e ka thënë paraprakisht edhe kryetari Mickovski , ato që janë postulatet e VMRO-DPMNE-së në përcaktimet programore dhe ekonomike duhet të identifikohen.”, tha Dimçe Arsovski, nga VMRO-DPMNE.
Krerët e Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Altarenativa Ziadin Sela dhe Afrim Gashi aktualisht kanë pasur takim vetëm me kreun e LSDM-së Zoran Zaev. Por nga ky koalicion thonë se negociata zyrtare do të kenë pasi presidenti Stevo Pendarovski të ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re, ndërsa gshi beson se mandatar do të ejtë kreu social demokrt Zorana Zaev. Madje Gashi ka shprehur besimin e tij se akterët politik në vend do të arrijnë të formojnë qeverinë e re, ndërsa koalicioni Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativa do të jenë pjesë e qeverisë. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Aleancës për SHqiptarët, Arben Taravari ka deklaruar se kualicioni do ta mbështes mandatimin eventual të Naser Ziberit për kryeministër.
“Miratimi ynë ndaj kësaj partie do të ndodhë vetëm nëse z.Naser Ziberi merr mandat si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kuptohet qartë se ky miratim nuk ka lidhje me partinë e BDI-së por ka lidhje me kandidatin për kryeministër”, thot Taravari.
Ndërsa sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha për gazetën “Koha” ka theksuar shqiptarët nuk duhet të mbeten pa opozitë.
“Nëse të gjitha partitë shqiptare dëshirojnë të jenë pjesë e Qeverisë, unë do të loboja me bindje të plotë në subjektin politik ku punoj, lëvizjen Besa edhe krahas faktit se ne jemi fitues dhe siguruam mandat përmes koalicionit “Mundemi”, të shqyrtohet mundësia me deputetët tanë të kalojmë në opozitë”, shkruan Hoxha.
Pas konstituimit të përbërjes së re kuvendore që u bë më 4 gusht, Presidenti Stevo Pendarovski në afat prej 10 ditësh duhet të ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re, ndërsa mandatari, në afat prej 20 ditësh duhet të paraqes një program në Kuvend dhe të propozojë përbërjen e Qeverisë, për çka nevoiten 61 vota për nga 120 deputet sa numron kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
Marketing