Qeveria: Festa e NATO-së u realizuar në mënyrë transparente

Kremtimi “Ecim përpara – Maqedonia në NATO dhe BE” është realizuar ligjërisht, me respektim të parimit të konkurrencës dhe në procedurë transparente. Qeveria publikoi raport të plotë me shpenzimet e përgjithshme, të realizuara në procedurë ligjore dhe transparente., njoftoi Qeveria duke i hedhur poshtë si të pasakta pohimet e VMRO-DPMNE-së opozitare se janë shkelur procedurat e tenderit për çka sot në konferencë shtypi foli zëdhënësi i saj Dimçe Arsovski.

Në reagimin Qeveria thekson se procedura është realizuar në pajtueshmëri me nenin 17 paragrafi 1 alineja 2 nga Ligji për furnizime publike, për shërbime për të cilat ligji lejon, për shkak të periudhës së shkurtër kohore të dërgohen ftesa deri tek disa operatorë ekonomik. Thekson se për të dy procedurat e realizuara janë dërguar ftesa deri tek tre operatorë ekonomik dhe operatorët kanë dërguar oferta.

“Në këtë mënyrë parimi i konkurrencës është respektuar plotësisht. Përzgjedhja e ofertuesit më të volitshëm është bërë në pajtueshmëri të kriterit të definuar: çmimi më i ulët. Nuk është e saktë se në dokumentacionin e tenderit nuk janë përfshirë specifikimet teknike. Të dy dokumentacionet e tenderit përmbajnë specifikime teknike. Në pajtueshmëri të dispozitave nga Ligji, marrëveshjet janë publikuar në afat prej 30 ditësh nga dita e firmosjes”, njofton pres-shërbimi i Qeverisë.

Siç paraprakisht informoi për raportin e plotë për festimin “Ecim përpara – Maqedonia në NATO dhe BE”, shpenzimet e përgjithshme për të gjithë manifestimet në 15 qytete në Maqedoni, me të gjithë shkallët janë rreth 180.000 euro, të realizuara në procedurë ligjore dhe transparente.

“Dallimi nga 6.000 euro nga shkalla e përmendur për nevoja dhe shërbime për organizim të manifestimeve është meritë e shumës së kumtuar për vlerën e marrëveshjes e cila pa TVSH është 35.000 euro. Marrëveshja për sigurim të pajisjes skenike, skenat, sisteme për zërim dhe ndriçim, është me shumë më të lartë por realisht janë shpenzuar më pak para, gjegjësisht, siç tanimë kumtoi Qeveria, janë shpenzuar rreth 49.000 euro ose nga rreth 3.200 euro në një qytet. Për shkak se marrëveshja për sigurim të pajisjes skenike, skenave, sisteme për zërim dhe ndriçim është firmosur para mbajtjes së manifestimeve, gjatë realizimit dhe gjendjeve në terren është konstatuar se nevojiten më pak para dhe prej këtu janë shpenzuar më pak mjete”, shkruan në kumtesë.

Procedura për kthim të parave të cilat nuk janë shpenzuar tanimë ka filluar dhe Qeveria, siç thuhet në kumtesë, pret që në buxhetin e Republikës së Maqedonisë, nga ana e një kompanie private, të kthehen rreth 30.000 euro.