Qeveria formoi Komitetin për integrim të Maqedonisë në NATO, ja nga kush do të drejtohet

Gjatë seancës së rregullt të 86-të, sic bëri të ditur, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, qeveria ka formuar Komitetin për Integrim të Republikës së Maqedonisë në NATO, ndërsa me këtë komiteti do të kryesojë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev ndërkaq zëvendës së tij janë Radmilla Shekerinska zëvendëskryetare e Qeverisë dhe ministre e mbrojtjes dhe Bujar Osmani zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për çështjet Evropiane.

Marketing

“Anëtarë të përhershëm të Komitetit janë: Oliver Spasovski, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i punëve të brendshme, Renata Deskoska, ministre e drejtësisë, Dragan Tevdovski, ministër i financave, Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike dhe administratës, Gjeneral- major Vasko Gjurçinovski, toger i shtabit gjeneral i Armatës së Republikës së Maqedonisë, Stojan Sllaveski, drejtor i Drejtorisë së sigurimit dhe informacioneve të klasifikuara, Stevo Pendarovski, koordinator nacional për NATO-n, Bekim Maksuti, zëvendësministër i mbrojtjes, Agim Nuhiu, zëvendësministër i punëve të brendshëm, përfaqësues nga opozita ( sipas nominimit të partisë më të madhe opozitare). Në punën e komitetit mund të marrin pjesë edhe anëtarë të tjerë të Qeverisë, dhe faktorë të tjerë relevantë nëse diskutohet për tema nga fusha e tyre,” bëri të ditur në konferencën e sotshme për shtyp, zëdhënësi Hoxha

Marketing