Qeveria gjermane me nëntë milionë euro e shpëton Lufthansën

Qeveria gjermane vendosi t’i ndihmojë kompanisë ajrore kombëtare Lufthansa me nëntë milionë euro.

Marketing

Sipas magazinës digjitale ekonomike “Biznis insajder” që u referohet burimeve të kompanisë, shteti do ta marrë përsipër pjesëmarrjen në kompani dhe për nëntë milionë euro do të marrë paketë pakicash me të drejtë të bllokojë vendime.

Shteti gjithashtu do të marrë dy mandate në bordin mbikëqyrës.

Marrëveshja u arrit dje midis përfaqësuesve qeveritarë dhe kompanisë Lufthansa, ndërsa drejtori i kompanisë ajrore Karsten Sfor, kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Financave Olaf Solc duhet vetëm formalisht ta konfirmojnë dokumentin.

Marketing