Qeveria gjermane shqyrton mundësinë e të drejtës për punë nga shtëpia edhe pas pandemisë

Shumë gjermanë po punojnë nga shtëpia për shkak të kufizimeve nga koronavirusi dhe ministri i Punës, Hubertus Heil deklaroi se po shqyrton një ligj për të drejtën e punës nga shtëpia. Megjithatë, grupet e biznesit thonë se nuk janë të interesuar.

Marketing

Heil theksoi se shpresonte të paraqiste legjislacionin deri në fund të vitit dhe se do të vazhdojë të zbatohet edhe pasi të jenë hequr kufizimet e koronavirusit, që kërkojnë respektimin e distancës sociale si pasojë e përhapjes së virusit.

“Kushdo që dëshiron të punojë nga shtëpia, si dhe në rastet kur kompania e lejon, duhet të jetë në gjendje ta bëjë këtë, edhe pasi të ketë mbaruar pandemia”, deklaroi ai.

Sipas parashikimeve të Heil, ligji do të lejojë që njerëzit të zhvendosen plotësisht në shtëpi ose të ndajnë kohën midis shtëpisë dhe zyrës.

Të dhënat fillestare sugjerojnë se numri i njerëzve që punojnë nga shtëpia është rritur nga 12% para krizës shëndetësore në rreth 25%.

Marketing