Qeveria i përgjigjet Taravarit: Jemi pjesë e NATO-s dhe ecim në rrugën drejt BE-së

Gjatë ditës së djeshme sekretari i përgjithshëm i Aleancës për shqiptarët Arben Taravari akuzoi Qeverinë se nuk është rreshtuar krah Bashkimit Evropian në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Marketing

E për këtë sot nga Qeveria e RMV-së thanë se nuk dëshirojnë të komentojë pohime të partive politike. Megjithatë zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha tha se RMV mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

“Siç e dini RMV është anëtare e NATO-s, ndërsa ecim përpara drejt BE-së. Vazhdojmë në zbatimin e gjitha reformave të cilat janë të nevojshme këtu brenda vendit me qëllim që një ditë të bëhemi pjesë e familjes evropiane” – deklaroi Hoxha.

Marketing