Qeveria, investime të reja në RMV nga kompani të huaja

Kompania amerikane e industrisë automobilistike “Dura Automotiv Sistems” do të hap dy fabrika të reja në Zonën Industriale Teknologhike në Shkup, ku tashmë ka prodhimtari provuese të kapacitetit të saja.

Marketing

Kjo kompani është me traditë 100 vjeçare dhe u shërben prodhuesve më të mëdhej të automjeteve në amerkën veriore, por edhe tregut aziatik dhe evrophan, theksuan zyrtarët qeveritar duke njoftuar për investimin e ri në vend. Ajo planifikon investime prej rreth 80 milion euro dhe 980 punësime.

“Investimi i “Dura”-s, do të jetë një nga fabrikat më të mira në shtetin tonë dhe se është veçanërisht e rëndësishme se është me profil të lartë teknologjik, përkatësisht nga fusha kapitale intensive. DURA është kompani e cila ka 1,4 miliard dollarë qarkullim në nivel vjetor, prej gjithsej mbi tetë miliardë të cilat i ka në portofolin e plotë të pronarit të njëjtë. Ka 33 fabrika dhe 12 qendra inxhinierike në 13 vende të botës dhe mbi 9.400 të punësuar. Është shumë e rëndësishme që ky është investim nga fusha intensive kapitale” – tha zv.Kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Angjushev poashtu njoftoi se edhe kompania kanadeze për prodhimtarinë e retrovizorëve dhe pasqyreve për industrinë automobilistike “Magna” e konfirmoi investimin e saj në Maqedoninë e Veriut.

Sipas zyrtarëve të qeverisë pritet që këto dy kompani të hapin rreth dy mijë vende të reja pune, ndërsa investimet tejkalojnë 100 milion euro.

Marketing