Qeveria ka një lajm për administratorët e Marrëveshjes së Ohrit që rrijnë në shtëpi?!

Brenda këtij muaji pritet që të mbarojë sistematizimi i administratorëve që për më shumë se 10 vite marrin paga e qëndrojnë në shtëpi.

Marketing

Këtë e paralajmëroi sot Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damian Mançevski duke shtuar se menjëherë pas kësaj do të fillojë procesi i sistematizimi të pjesës së mbetur prej më shumë se 600 administratorëve.

Nga grupi i parë më shumë se 200 persona refuzuan vendin e punës që iu ofrua, ndërsa 700 të tjerë ende nuk kanë filluar zyrtarisht me punë, pavarësisht se kanë nënshkruar kontratat me institucionet ku u është ofruar puna.