Qeveria kaloi sot vendimin për 6 avokate e rinj shtetëror, 5 prej te cilëve ne qytetin e Shkupit dhe një në qytetin e Kumanovës. Alsat mëson se nga këto 6 emra, tre prej tyre janë shqiptarë të caktuar në njësinë administrative te Shkupit.

Avokati i shtetit Fehmi Stafa, kishte kërkuar shtimin e numrit avokatëve për rajonin e Shkupit, nga 10 ne 12 avokatë. E cila jo vetëm u pranua, por edhe u zyrtarizua me vendimin e sotëm te qeverisë.

Numri i shtuar i avokatëve ishte kërkesë disa mujore e avokatit të shtetit që nga marrja e kësaj detyre si shkak i numrit të shtuar të lëndëve gjyqësore të ngelura pa zgjidhur, ku përgjegjës për këtë situatë është edhe vetë shteti.