Qeveria konstatom dorëheqjen e drejtorit të burgut hetues të Shkupit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit konstatoi dorëheqjen e Drejtorit të Burgut Hetues në Shuto Orizar Gjoko Kotevski. Kështu deklaroi zëdhënësi I Qeverisë Muhamet Hoxha I cili pohoi se pas zgjedhjeve do të emërohet drejtor i ri.

Marketing

“Duke marrë parasysh se dorëheqja është dhënë në periudhën pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, e njëjta do të shqyrtohet pas përfundimit të procesit zgjedhor, pasi që të përfundoj ndalesa për shkarkim dhe emërim në bazë të Kodit Zgjedhorë”, tha zëdhënësi Hoxha I ili potencoi se deri atëher Kotevski do të qëndroj në krye të drejtorisë.