Qeveria kosovare: Mbeten në fuqi masat për hyrje në Kosovë

Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës “për hapjen e kufijve shtetëror të Republikës së Kosovës me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë”  nuk nënkupton lehtësimin e masave për hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e Kosovës, i kanë thënë agjencisë shtetërore të lajmeve MIA, përfaqësues  të qeverisë së Kosovës.

Marketing

Sipas tyre bëhet fjalë për një “keqinterpretim nga disa media” të një pjese të kumtesës nga mbledhja e djeshme e kabinetit qeveritar.

Sipas njoftimit nga qeveria e Kosovës vendimi i referohet lehtësimit të procedurave të caktuara doganore me të tre vendet dhe nuk do të thotë heqje e detyrimit për të paraqitur një test PCR për shtetasit e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Kosovë. Mbeten në fuqi të gjitha masat që Qeveria i ka miratuar më herët, të cilat i referohen hyrjes së shtetasve të huaj në vend ,njoftojnë  përmes komunikatës , nga qeveria e Kosovës.

Marketing