Qeveria: Kushtetuesja të mos procedojë nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë për procesin zgjedhor

Qeveria kërkon nga Gjykata Kushtetuese të mos procedoj nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Qeverisë për procesin zgjedhor.

Marketing

Në seancën e sotme, Qeveria formuloi një mendim për iniciativën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit për çështjen që lidhet me procesin zgjedhor, i cili thotë se dispozitat e Dekretit me forcë juridike për çështje që lidhen me procesin zgjedhor janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën. Qeveria për këtë arsye i propozon Gjykatës Kushtetuese të refuzojë plotësisht iniciativën e paraqitur sepse sipas saj është e pabazë.

Sipas këtij Dekreti, afatet për procesin zgjedhor ishin ngrirë sepse ishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ato vazhdojnë të rrjedhin në një kohë kur gjendja e jashtëzakonshme e dekretuar nga Presidenti Stevo Pendarovski për shkak të pandsmisë të përfundojë. Afatet e fundit për zgjedhjet parlamentare që do të mbaheshin më 12 prill janë punë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kështu që sipas Dekretit për të cilin është filluar një procedurë përaprake e Gjykatës Kushtetuese, KSHZ-ja duhet të vazhdojë aty ku e ka lënë dhe ta llogaritë matematikisht, ta lëvizë sa më shumë që të jetë e mundur dhe të përcaktojë datën për zgjedhjet e reja parlamentare.

Marketing