Qeveria mban seancë, do të diskutohet për ndotjen e ajrit dhe lidhjen hekurudhore me Bullgarinë

Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 116-të, e cila do të hapet me prezantimin e prioriteteve të Rumanisë gjatë kryesimit me Këshillin e Bashkimit Evropian, të cilin do ta mbajë ambasadori i këtij vendi në Shkup, Stefan Gorda.

Marketing

Më pas seanca do të vazhdojë me disa pika që siç thonë nga qeveria, janë në interes të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në seancën e sotme do të merret vendim në lidhje me informacionin nevojën e mjeteve financiare për realizimin e projektit të hekurudhës nga Kriva Pallanka deri në kufi me Bullgarinë.

Në seancën e sotme gjithashtu është paraparë që të diskutohet për ndotjen e janarit, ku me propozimin e Ministrisë së Ambientit Jetësor do të shqyrtohet propozim-programi vjetor për mbrojtjen e natyrës në vitin 2019.

Marketing