Qeveria mbanë seancën e radhës ja për çka do të diskutojë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë në të cilën do t’i shqyrtojë propozim-ndryshimet e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar dhe të Ligjit për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë.

Nga pres shërbimi qeveritar informojnë se në propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të shqyrtohen Propozim-ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe Informacionin për ndërtimin e qendrës ditore për fëmijë me autizëm.

Para ministrave do të gjendet edhe informacioni për ndërtimin e hekurudhës Bellakovc – Kriva Pallankë, për periudhën deri më 15 maj të këtij viti.

Në propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të shqyrtohen Propozim-programet për ndryshimin e programeve për mbështetje financiare në bujqësi, peshkatari dhe akuakulturë dhe për mbështetje të zhvillimit rural.

Në seancën e sotme të 77-të, Qeveria duhet ta shqyrtojë edhe raportin përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror për revizionin e kryer të raportit financiar dhe revizionin për harmonizim për vitin 2016 të Ministrisë së Kulturës.

evn