Qeveria mbledhje urgjente, diskuton ndryshimet kushtetuese

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 92-të të jashtëzakonshme qeveritare me pikë të vetme në rendin e ditës – Propozim për inkuadrim drejt ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë me drejtime për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës.

Fillimi i seancës është caktuar për në orën 16:00, kumtoi shërbimi qeveritar.

Propozim ndryshimet e Kushtetutës dalin nga marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e kontestit 27 vjeçar për emrin. Për ndryshimin e Kushtetutës nevojiten shumica e dy të tretave në Kuvend.

Kryeministri Zoran Zaev pas referendumit më 30 shtator u bëri thirrje të gjithë deputetëve në Kuvend të japin mbështetje për miratimin e amendamenteve të nevojshme kushtetuese në Kuvend. Paralajmëroi se do të konsultohet e deputetët deri më 10 tetor kur do t’i bëjë të ditur hapat e ardhshëm.

Nëse nuk sigurohet shumica e nevojshme, opsioni i vetëm, sipas Zaevit, mbetet shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në fund të nëntorit.