Qeveria mbulon shpenzimet e shtypit për vitin 2017

Qeveria do t’i ndihmoj gazetat ditore me 50 milionë denarë për shtyp dhe distribuim me qëllim të zhvillimit më të madh të këtyre mediave tradicionale pasi të njëjtat janë drejt zhdukjes pothuajse në gjithë botën.
Mediave të shtypura në gjuhën maqedonase do tu mbulohen 50% e shpenzimeve për vitin 2017, ndërsa mediave në gjuhën shqipe dhe etniteteve të tjera këto shpenzime do tu mbulohen deri 70%.
Ministri i Komunikimit, Transparencës dhe Llogaridhënies Robert Popovski i pyetur nëse do ketë mbështetje financiare edhe për mediat elektronike tha se në qoftë se do të ketë kërkesa për këtë çështje e njëjta do të shqyrtohet patjetër.

Marketing
Marketing