Qeveria me apel për qytetarët për respektim të masave të tjera edhe pas heqjes së orës policore

Qeveria edhe një herë ka bërë të ditur të gjitha masat që ngelin në fuqi për t’u respektuar derisa Covid 19 të zhduket plotësisht.

Marketing

Nga Qeveria informojnë se nga sot përfundon ndalesa për lëvizje të lirë të qytetarëve (ora policore), dhe tani qytetarët janë të lirë të lëvizin edhe pas orës 19:00.

Nga Qeveria bëjnë apel që qytetarët edhe më tej të respektojnë masat dhe propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga virusi, edhe përskaj lehtësimit të masave restriktive.

“Nevojitet mbajtja e obligueshme e pajisjeve mbrojtëse, larja dhe dezinfektimi i shpeshtë i duarve, si dhe mbajtja e distancës fizike nga 1,5 deri në 2 metra. Vetëm përmes respektimit të këtyre masave, ne mund të mbrojmë shëndetin tonë dhe të afërmve tonë. Nga ne varet menaxhimi i suksesshëm me korona virusin”, janë deklaruar nga Qeveria.

Ndryshe në 24 orët e fundit për mos mbajtje të maskës mbrojtëse ishin evidentuar gjithsej 284 shkelje, shifër kjo jo e kënaqshme. Por të gjithë e dimë se ky numër është shumë herë më i madh në realitet duke patur parasysh se një përqindje shumë e vogël e respektojnë këtë masë.

Marketing