Qeveria me vendim: Ndalohen fluturimet nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore

Qeveria e RMV-së në seancën e sontme, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, miratoi vendimin për të ndaluar të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore në Maqedoninë e Veriut, deri në fund të vitit 2020.

Marketing

Me këtë vendim të Qeverisë, siç thuhet, do të jetë I detyrueshëm kontrolli I të gjithë udhëtarëve që hyjnë në territorin e RMV-së nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore përmes vendkalimeve tokësore kufitare dhe në vendkalimet kufitare të aeroporteve në Shkup dhe Ohër dhe të gjithë detyrimisht do të dërgohen në vetizolim për 14 ditë, si dhe të plotësojnë formulare për hyrje në vend me të dhëna për vendin e akomodimit.

Marketing