Qeveria miratoi kërkesën e KSI-së për testin PCR negativ në kufi

Qeveria miratoi kërkesën e Komisionit për Sëmundje Infektive e cila obligon shtetasit e Kosoves, Bosnjes, Malit Zi dhe Serbisë të cilët duan të hyn në vendin tonë, të kenë PCR test me rezultat negativ jo me te vjetër se 72 ore. Kjo mase nuk vlen për shtetasin e këtyre vendeve te cilët vetëm transitojnë në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Masa për PCR test nuk vlenë për shtetasit e Maqedonisë. Qytetarët tanë mund të shkojnë në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje pa pasur nevojë për test negativ në kthim.

Qytetarët e shteteve të larpërmendura të cilët vetëm transitojnë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 5 orë dhe nuk guxojnë të dalin nga autostrada apo rruga regjionale nëpër të cilën kalojnë.

Marketing