Në seancën e sotme, Qeveria miratoi vendimin me të cilin teatrot, kinematë, opera dhe baleti do të funksionojnë sipas Protokollit për organizimin e ngjarjeve.

“Lidhur me punën e kinemave, teatrove, shfaqjeve operistike, shfaqjeve të baletit, manifestimeve të tjera me shfaqje filmash, projekte multimediale, festivale dhe manifestime të tjera të veprimtarisë kulturore, Qeveria pranoi mendimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, sipas të cilit për këto aktivitete do të zbatohen tashmë Protokolli i miratuar për organizimin e ngjarjeve”, thonë nga Qeveria.

Poashtu me propozim të Komisionit për Sëmundjet Infektive, sot Qeveria miratoi Protokollin për funksionimin e llixhave natyrore për kushtet e krizës shëndetësore, si dhe Protokollin për funksionimin e qendrave arsimore, shkollave muzikore dhe qendrave-shkollave për gjuhë të huaja në kushtet e pandemisë” , thonë nga shërbimi për shtyp i qeverisë.