Qeveria miraton plani për luftë kundër korrupsionit

Qeveria e ka miratuar planin për luftë kundër korrupsionit. Kryeministri, Zoran Zaev, bëri të ditur se plani parasheh detajet e planit kundër korrupsionit, ndërsa ai paraqet vullnetin politik për të luftuar korrupsionin.

Marketing

“Kemi vendosur mekanizma të qarta për bashkëpunim mes të gjitha institucioneve dhe i inkurajojmë edhe qytetarët edhe mediat të flasin qartë publikisht dhe me zë. Kjo kontribuon për rend, drejtësi dhe disiplinë. I kemi marrë seriozisht vërejtjet e “Transparency Internacional” dhe i kemi inkorporuar në këtë plan. Në këtë mënyrë i kemi eliminuar pengesat dhe vendosëm sistem funksional për institucionet që qëndrojnë në radhët e para të betejës kundër korrupsionit. Ato do ta pengojnë, identifikojnë dhe sanksionojnë çfarëdo lloj korrupsioni në të gjitha radhët e pushtetit pa përjashtim.”,– tha kryeministri, Zoran Zaev.

“Me këtë plan i forcojmë kapacitetet për frontin e gjerë në luftën kundër korrupsionit. Kemi thënë se ky vit do të jetë anti korruptiv dhe kështu veprojmë. Këto janë politika të guximshme për rend, drejtësi, disiplinë, për kthimin e besimit të qytetarëve te institucionet, për shoqëri të çliruar nga korrupsioni”,- u shpreh zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski.

Siç theksoi kryeministri plani ka për qëllim të zbulojë korrupsionin në radhët e pushtetit aktual, por edhe të qeverisjes së regjimit para nesh, pasi ata kanë depërtuar në të gjitha sferat dhe po e pengojnë edhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.

“Qeverisja e atëhershme e regjimit nga ana e opozitës aktuale i shpenzonte paratë e popullit që të pasurohen ata dhe partia. Ata e kultivuan korrupsionin, e mbollën dhe e toleruan që t’u falet për keqbërjen e tyre.”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.

Por kryeministri tha se kjo nuk do tu falet sepse atë nuk e kanë bërë nga padituria, por me paramendim dhe me qëllim. Përpilimi i planit është bërë në konsultim me institucionet dhe organizatat joqeveritare përfshi edhe Transparens Interneshënëll dhe Komisionin Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit.