Qeveria ndalon përdorimin e pjatave, lugëve dhe gotave të plastikës

Kryeministri, ministrat dhe gjykatësit kushtetues nuk do të hanë dhe pinë më nga ambalazhet plastike. Qeveria në seancën e djeshme në Kumanovë miratoi vendimin që të ndërpriten prokurimet me ambalazh të plastikës. Ndalesa i përfshinë edhe paketimet e sheqerit, lugëve për kafe dhe pije të tjera, pipat dhe kompletet për një përdorim. Vendimi vlen për të gjithë organet për të cilët është kompetente Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, e cila duhet ta shtrëngojë procedurën për prokurim me rregullat për menaxhimin e mbeturinave.Në mënyrë obliguese me ofertën të dorëzohet edhe vërtetim për marrëveshje të lidhur për ndërmarrjen e detyrës për menaxhimin e pajisjeve për mbeturina e cila është bazë për lirim nga pagesa e kompensimit për menaxhim me pajisjet për mbeturina ose vërtetim për lirim nga pagesa e kompensimit për menaxhim me mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët – njoftojnë nga Qeveria.

Marketing
Marketing