Qeveria: Ndotje e lartë e ajrit, rekomandon masa në Tetovë, Kumanovë e Kavadar

Sipas të dhënave të Sistemit shtetëror të automatizuar të monitorimit për cilësinë e ajrit ambiental dhe parashikimi i motit i marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga Qeveria informojnë se pragu i alarmimit për PM-10 grimca gjatë dy ditëve radhazi është tejkaluar në Tetovë, Kumanovë e Kavadar, prandaj Qeveria jep disa rekomandime deri te institucionet kompetente në këto qytete.
“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë të detyruar t’urekomandojnë të gjithë personave juridikë që t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, që vuajnë nga infarkti miokardial ose goditje në tru, pavarësisht nga mosha, me rekomandim të mjekut amë. Punëdhënësit ta riorganizojnë orarin e punës dhe persona të cilët punojnë në vende të hapura të punojnë nga ora 11 deri në orën 17”, thuhet në kumtesë.
Qeveria rekomandon  që të mos organizohen ndeshje sportive dhe manifestime të tjera kulturore në hapësira të hapura dhe të sigurohen kushte për aktivitete të rritura të shërbimeve për ndihmë të shpejt mjekësore, vizitës shtëpiake dhe shërbimit patronues.
Poashtu Qeveria e obligon Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që të përgatisë dhe dorëzojë rekomandim për instalimet që kanë A –PIKN lejet, për reduktimin e kapacitetit të prodhimit deri në 50% , ndërsa nga kjo masëdo të përjashtohen instalimet që prodhojnë nxehtësi ose energji elektrike.
Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale janë të detyruar t’i zbatojnë masat e përshkruara në planet afatshkurtëra të sjella në Këshillat e komunave.