Qeveria në mbledhjen e sotme do të vendos nëse do t’i ndalojë tubimet publike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të shqyrtojë dhe do të miratojë konkluza përkatëse për informatën lidhur me hapat e mëtejshëm dhe vendimet të cilat merren për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, që dolën nga mbledhja e Komitetit drejtues për koordinimin dhe menaxhim të krizave, mbajtur më 27 shkurt të vitit 2020.

Marketing

“Ne si ministri e Shëndetësisë propozojmë kjo masë të vlejë të paktën një javë, me mundësinë në çfarëdo momenti të sillet dhe masë tjetër në varësi të asaj se si do të zhvillohet situata në rajon”, tha në pres konferencën e sotme, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Propozimi jonë, shtoi Filipçe është të ndalohen të gjitha tubimet publike ku ka numër të madh njerëzish, nëse janë në ambient të hapur ose të mbyllur.

“Mendoj se duhet të anulohen të gjitha tubimet publike përfshirë edhe garat sportive”, ka thënë ministri.

Ai ka sqaruar se dje ka pasur takim me Komisionin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse nga ku dalë rekomandimi të kufizohen tubimet masive publike, konform Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

Filipçe ka shtuar se tani për tani nuk ka raste të reja të personave pozitiv me koronavirus në vend. Për momentin, priten rezultate nga testimi i një personi i cili më 22 shkurt është kthyer nga Italia në Strumicë.

Tani për tani, rasti i vetëm i personit të infektuar me koronavirus mbetet pacientja tani më e hospitalizuar në Klinikën infektive në Shkup, e cila me furgon ka udhëtuar nga Milano.