40 organizata morën mbështetje financiare qeveritare për projekte për KOVID-19

Në proces inkluziv dhe transparent Qeveria e RMV-së me vendim për shpërndarje të mjeteve financiare siguroi mbështetje financiare për shoqata dhe fondacione për realizim të masave për përballje me KOVID-19. Në këtë mënyrë u ndanë mjete për realizim të 40 projekteve të shoqatave dhe fondacioneve, në vlerë të përgjithshme prej 29.519.495, kumtuan sot nga Qeveria.

Marketing

Komisionin për ndarje të mjeteve financiare e përbëjnë pesë anëtarë të cilët vijnë nga Qeveria , përkatësisht Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës (kryetar), Milla Carovska, zëvendëskryetare e Qeverisë për koordinim me resorët ekonomikë, Bujar Osmani, zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për Çështje evropiane, Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe Dragi Rashkovski, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë.

Plotësisht, me qëllim të rritjes së transparencës dhe përmirësimit mtë cilësisë së procesit të shpërndarjes, në përbërje të Komisionit janë emëruar edhe dy anëtarë të Këshillit për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit qytetar, përkatësisht Urania Pirovska dhe Jane Çalovski, theksojnë nga Qeveria.

“Në këtë mënyrë, për herë të parë në Komision anëtarë të sektorit qytetar kishte rol të barabartë dhe pozitë të barabartë në sjelljen e vendimeve për zgjedhje të projekteve të cilat ishin financiarisht të mbështetur. Këta anëtarë, u zgjodhën me propozim të Këshillit për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit qytetar”, ceket në kumtesë.

Komisioni formoi Trup operativ në të cilin bëjnë pjesë përfaqësues nga institucione, udhëheqës të të cilëve janë pjesë e Komisionit, të cilët janë të obliguar për vlerësim të aplikacioneve.

Praktika e mbështetjes së punës së organizatave qytetare, paralajmërojnë nga Qeveria, do të vazhdojë edhe pas përfundimit të pandemisë, në fusha të cilat janë me rëndësi për të gjitha kategoritë e qytetarëve.