Qeveria negocion me kompaninë greke “Helenik Petroleum” për OKTA-ën

Nga epilogu i negociatave në procedurë arbitrare mes Qeverisë dhe kompanisë “Helenik Petroleum” do ta varet nëse do të lëshohet këtë vit në përdorim naftësjellësi Selanik- Shkup. Kompania greke e naftës, që është pronare e rafinerisë OKTA e padit shtetin dhe kërkon dëmshpërblim prej 32 milionë dollarëve.

Marketing

Ndryshe, institucionet nuk e kanë mbajtur premtimin që nga kjo kompani të blejnë sasi të caktuara të mazutit çdo vit. Sipas OKTA-s, Maqedonia këtë nuk e ka respektuar prej vitit 2007 deri në vitin 2012. Nga Qeveria shprehen se është formuar ekip që do të bisedojë me “Helenik Petroleum”, pas çka do të analizohet dhe vërtetohet nëse lëshimi i serishëm i naftësjellësit do t’i ul çmimet e derivateve në Maqedoni.

Të gjitha opsionet janë të hapura, nuk dua të futem në detaje, jemi në proces të negociatave dhe nuk dua t’i rrënoj të njëjtat, por duke pasur parasysh se kemi kërkesë të tillë të arritur nga “Helenik Petroleum”, do ta shqyrtojmë dhe do të bëjmë analizat tona që do të jenë në interes të qytetarëve dhe të ekonomisë, me theks të veçantë për tregun e naftës dhe derivateve të naftës- deklaroi Kreshnik Bekteshi- ministër i Ekonomisë.

Marrëveshja e Maqedonisë me rafinerinë OKTA përfundon në maj të këtij viti. Nga lëshimi i serishëm i përdorimit të naftësjellësit varet edhe metodologjia e re për përllogaritjen e çmimeve të derivateve. Ajo duhet të jetë gati deri në qershor. Metodologjia aktuale për transportin e dizelit përllogaritet plus 27 euro për tonelatë. Sipas disa ekspertëve, nëse nëpër gypat e naftësjellësit sërish lëshohet dizeli, çmimi i këtij derivati mund të ulet në mënyrë drastike.

Pronar i naftësjellësit Selanik- Shkup është kompania “Vardaks” ku Maqedonia ka 20% të pronësisë. Qeveria javën e kaluar konfirmoi se “Helenik Petroleum” e padit shtetin dhe kërkon dëmshpërblim prej 32 milionë dollarëve. Zëdhënësi i Qeverisë tha se kanë nisur bisedimet me kompaninë greke të naftës për ulje eventuale të lartësisë së dëmshpërblimit. Zgjidhja për naftësjellësin Selanik- Shkup parashihet edhe në Marrëveshjen e Prespës.

Marketing