Qeveria: Nesër ditë jo pune e territorit në Qytetin e Shkupit

Qeveria e shpalli 7 majin ditë jo pune për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në territorin e Qytetit të Shkupit për shkak të vizitës së papa Françeskut.

Marketing

“Në pajtim me vlerësimet organizative të lidhura me protokollin e vizitës së Shenjtërisë së tij Papa Françeskut dhe në pajtim me nevojat dhe kërkesat e institucioneve dhe qytetarëve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim se dita e nesërme, 7 maji (e martë), të jetë ditë jo pune për të gjithë të punësuarit në administratën publike dhe shtetërore të territorit të Qytetit të Shkupit, njoftoi pasdite pres shërbimi qeveritar.

Me këtë vendim janë përfshirë shkollat tetëvjeçare dhe të mesme, ndërsa kopshtet do të organizohen që të funksionojnë pa pengesë.

“Qeveria i rekomandon edhe kompanive private, respektivisht nga rajoni qendror i qytetit që të pranojnë këtë vendim që kjo ditë të jetë ditë jo pune edhe për të punësuarit në këtë sektor në mënyrë që të japin kontributin e tyre në organizimin e përmbajtjes programore nga vizita e papa Françeskut. Në mënyrë shtesë do të njoftohet se kur do të punohet dita e nesërme”, citohet në njoftimin e Qeverisë.

Marketing