Qeveria nesër zbulon planin B për Ligjin për Prokurorinë

Ministria e Drejtësisë tani për tani nuk zbulon më shumë detaje për të ashtuquajturin Plan B për PSP-në, nëse ndryshimet në ligjin e ri të prokurorisë nuk miratohen me dy të tretat. Si ndryshe mund të vazhdojë jeta e PSP-së, ose e lëndëve, nga qeveria paralajmëruan përgjigje për nesër.
Gjërat do të përcaktohen më qartë nesër kur të fillojë seanca e Komisionit për çështjet Evropiane”-thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Marketing

Anonio Milloshovski nga VMRO DPMNE reagoi ndaj qëllimit të pushtetit, që duke ndryshuar ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik, të sigurohet zgjedhje e u.d shef i PSP-së, ose të transferohen lëndët në prokurorinë e rregullt. Në një intervistë për “Faktor” ai thotë se nuk mundet me ndryshime të ligjeve që miratohen me shumicë të thjeshtë të derogohen ligje sistemore, siç është ai për PSP-në.
Do të ishte një precedent i keq që do të përsëritej në çdo ndryshim të pushtetit, që do të kishte pasoja të mëdha politike duke kopjuar precedentin, por edhe Maqedonia do të shihej si një shtet ku mbizotëron pasiguria ligjore”-pohoi Antonio Miloshoski.

Profesoresha universitare Besa Arifi thotë se ndryshimet e mundshme në ligjet e miratuara me shumicë të thjeshtë, nuk duhet t’i derogojnë ligjet sistemore. Por, ajo megjithatë shikon hapësirë për ti transferuar së paku, lëndët e PSP-së në Prokurorinë e rregullt, e cila nuk ka kufizime në juridiksionin e saj. Megjithatë, thotë, kjo do të shkaktojë probleme të tjera.

Sipas Arifit, e vetmja mundësi është që partitë politike ta trajtojnë çështjen si kombëtare, të interesit të përgjithshëm, dhe të gjejnë një mënyrë për të arritur një konsensus

Marketing