Qeveria nga tani do i mbulojë harxhimet për ndryshim të gjinisë, ka të interesuar

Qeveria nga tani do të fillojë të mbulojë harxhimet për ndryshim të gjinisë në Klinikën e Kirurgjisë, njofton Zhurnal.

Marketing

Këtë e bëri të ditur sot vet ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën nacionale për “Avansimin e të drejtave të bashkësisë LGBT në Maqedoni të Veriut”.

Ai tha se që nga tani operacionet për ndryshim të gjinisë do të mbulohen nga Fondi Shëndetësor.

“Në Klinikën Universitare për Kirurgji të fëmijëve do të fillohet të kryhen intervenime për ndryshim të gjinisë, për çka është i angazhuar prof. dr Mirosllav Gjorgjeviq nga Beogradi. E di se mjeku tani më ka qenë në kontakt me një person të interesuar për këtë intervenim”, ka deklaruar Filipçe.

Gjithashtu në Klinikën e Urologjisë do të hapet edhe repart për urologji rekonstruktive dhe andrologjike.

Se kur do të kryhet operacioni i parë për ndryshim të gjinisë varet nga obligimet e dr Gjorgjeviq, dhe gjithsesi gatishmëria e pacientit, i cili duhet të pranojë dhe terapi të hormoneve.

Marketing