Qyteteratë e Republikës së Maqedonisë edhe gjatë pesë viteve të ardhshme do të paguajnë vetëm 5 për qind tatim gjatë blerjesë së parë të banesave. Kjo parashihet me ndryshimet e ligjit për vlerën e shtuar që ka kaluar në seanëcne fundit të Qeverisë, theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha. Ai tha se me këto ndryshime do të ndikohet pozitivisht në zhvillimin e sektorit të ndërtimtarisë, dhe në cmimin e apartamentev.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme miratoi propozimin për ndryshimin e Ligjit mbi vlerën e shtuar.Me këto ndryshime parashihet prolongimi I afatit për zbatimin e normës të priveligjuar 5%, gjatë shit-blerjesë së parë të baneasave për banimit, i cili do të bëhet në afat brenda 5 viteve pas ndërtimit” tha zëdhënësi i Qeverisë,” tha gjatë konferencës me gazetarët, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Sipas tij me këto me ndryshime e propozuara sic u bë e ditur në konferencën për shtyp në Qeveri parashihet afati të vazhdohet edhe për 5 vite, respektivisht, nga fillimi i vitit të ardhshëm deri në fund të vitit 2023

Gjithashtu zëdhënësi Hoxha në takimin e rregullt me gazetarë pohoi se Qeveria në seancën e fundit ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare të kompanisë amerikane që do të investojë në Shkup.

“Në seancën e saj, qeveria shqyrtoi dhe pranoi informacionin mbi propozim-marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore të kompanisë për prodhim dhe tregti TELAMON EUROPA MACEDONIA DOOEL Shkup. Sipas informacionit, kjo kompani pritet të investojë 4 milionë euro dhe të sigurojë rreth 300 vende të reja të punës. Poashtu, Qeveria e autorizoi ministren pa resor për investime Zorica Apostolska, që me datën 13 të këtij muaji të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar për dhënien e ndihmës shtetërore për Kompaninë për prodhim dhe tregti TELAMON EUROPE DOOEL Shkup,” potencoi zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Muhamet Hoxha.