Qeveria propozon emrat e 19 ambasadorëve të rinj.Ja emrat

Qeveria në seancë të mbyllur ka vërtetuar listën me 19 propozimet për emërime të ambasadorëve për disa vende.Lista e ambasadorëve nuk do të jetë publike derisa të marrin vizën e presidentit të vendit, Stevo Pendarovski. Jozyrtarisht mësohen emrat e disa ambasadorëve për disa vende. Në Romë ambasador i ri do të jetë Rami Rexhepi, në Beograd ambasador i ri do të jetë Vasko Grkov, Strasburg – Sasho Todorovski, Telaviv – Misho Dokmanoviq, Prishtinë – Shpresa Jusufi, Tiranë – Danco Markovski, Zagreb – Milaim Fetahi, Katar – Shaban Jashari, në Gjenevë Teuta Demjaha ose Andrej Zhernovski, Kopenhagë – Faton Bejta, në Hagë – Beti Jaceva. Propozimi për në NATO – Bruksel është Dane Talevski.

Marketing

Nuk ka informacione se kush do të jenë ambasadorët në Athinë, Moskë, Pragë, Nju Delhi, Vatikan dhe Pekin. Fillimisht në listë kanë qenë 21 kandidatë nga të cilët 19 kanë qenë të vërtetuar, pasi që për dy kandidatë kërkohen dhe procedura të tjera.

Marketing