Qeveria propozon që KSHZ-ja të zgjidhet me 61 deputetë

“Në seancën 80 qeveritare, e kemi pranuar propozim – ligjin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor me procedurë të shkurtuar. Me ndryshimet, do të mundësojmë zgjedhje të Komisionit Shtetëror Zgjedhor përkundër bllokadës politike e cila ekziston në këtë moment nga opozita.

Propozim – ligji i ri parasheh që formimi i KSHZ-së të bëhet me shumicë të thjeshtë dhe jo siç është deri më tani, me shumicë të kualifikuar. Do të ketë ndryshim në nenin 27, edhe atë: plotësisht do të fshihet paragrafi, në paragrafin 4 do të fshihen fjalët “propozim të listës” si dhe në paragrafin 5 do të fshihen fjalët “dy e treta”, tha zëdhënësi i Qeverisë në konferencë për shtyp, Mile Boshnjakovski.

evn