Qeveria: Raporti më i ri i Freedom House konstatoi përparim me vlerësim pozitiv për reformat

Në raportin organizuar nga Freedom House për vitin 2021, vlerësimi i përgjithshëm është se Qeveria e Kryeministrit të rizgjedhur Zoran Zaev ka bërë kthesë në raport me ngecjen shumëvjeçare të mëparshme të demokracisë dhe se është çështje serioze ajo që BE-ja nuk e mbajti premtimin që vendi të fillojë procesin e negociatave në fund të vitit 2020.

Në raportin “Liri në botë”, vlerësimi i këtij viti për shtetin është 66 prej gjithsej 100 pikëve të mundshme, që është tre pikë më shumë se vjet.

Marketing

Freedom House thirret në vlerësimet pozitive të BE-së për reformat në gjyqësor dhe se duhet të vazhdojë praktika e mundësive ligjore për përforcimin e punës së pavarur të gjykatësve.

Në dokument është vërejtur përparim në mbështetjen e shoqërisë civile me konstatim se një pjesë e organizatave civile që përfaqësojnë të drejtat e njeriut dhe shfaqin shtypje në punën e tyre nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe mbështetësit e tyre.

Raporti konstaton se puna e organizatave joqeveritare është e lirë dhe e sigurt me ndryshime serioze krahasuar me periudhën deri në vitin 2017.

Freedom House thekson se rritet numri i mediave kritike dhe të pavarura,veçanërisht platformave online.

Për pjesën e raportit që regjistron se gazetarët punojnë në kushte të presionit politik dhe se janë konstatuar sulme ndaj gazetarëve, duhet të theksohet se në vitet e fundit për këto incidente po zbatohet procedurë urgjente dhe se rregullisht në aspekt institucional po procedohen të gjitha lëndët për sulm fizik ose verbal mbi punonjësit e mediave.

Marketing