Qeveria rekomandon: Aktivitetet sportive, kulturore dhe politike të zhvillohen pa prezencën e publikut deri më 6 mars

Në seancën e fundit të jashtëzakonshme, Qeveria e RMV-së ka marrë vendim që të gjithë aktivitetet sportive, kulturore të jenë pa prezencë të publikut, për shkak të rrezikut për përhapjen e koronavirusit.

Marketing

“Qeveria apelon deri tek të gjithë organizatorët e ngjarjeve sportive, që ndeshjet gjer në periudhën e 6 marsit të zhvillohen pa prezencën e publikut. I njëjti apel i Qeverisë vlen edhe për të gjithë ngjarjet tjera, apo manifestimet kulturore-artistike.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut rekomandon që të gjithë organizatorët e aktiviteteve të tjera publike, që vendimet t’i marrin në bazë të konsulltimeve dhe mendimeve të Komisionit për sëmundje infektive”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Marketing