Qeveria shemb Teatrin Kombëtar në Tiranë, përplasje dhe arrestime (VIDEO)

Pas gati 3 vitesh protestë dhe rezistencë për mbrotjen e Teatrit Kombëtar nga artistët, intelektualët dhe shoqëria civile, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe shembja e kësaj godine.

Marketing

Forca të shumta të policisë rrethuan zonën duke nxjerrë nga Teatri një pjesë të aktorëve që ishin brenda si dhe kanë ushtruar dhunë edhe ndaj mediave.

Policia rrethoi të gjithë perimetrin e Teatrit duke u dhënë mundësinë fadromave të nisin punën për shembjen e ndërtesës.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Rama ka publikuar një video, ku përmblidhen pamjet e protestave të qytetarëve kundër atyre që Kryeministri i cilëson si projektet e realizuara në Tiranë.

Në video përfshihen protestat për Parkun e Liqenit, Këndin e Lojrave, Bulevardin e Ri, Astirin, Sheshin Skënderbej. Rama ka zgjedhur një mesazh provokues, duke u shprehur se ata që kundërshtonin shembjen e Teatrit, janë të gjithë ata që kanë kundërshtuar projektet e zhvillimit.

“Janë po të njëjtët. Ngriheni kundër çdo projekti në Tiranë, nuk e duan zhvillimin, por Tiranën nuk e ndalin dot“, shkruan Rama.

 

Marketing