Qeveria shkurton trasenë për gazifikimin

Qeveria nuk heq dorë nga ndërtimi i gazsjellësit Shkup-Tetovë-Gostivar përmes malit Vodno. Megjithatë, ajo bëri ndryshime në projekt dhe e shkurtoi rrugën për katër kilometra.

Shtrirja e intervenimeve, në masën e druve zvogëlohet nga 3,000 metra kub në 1,400 metra kub. Propozimi gjithashtu redukton rrugën nga 25 në 10 metra gjerësi dhe shmangen zonat ku ka masë të dendur të drurit dhe botë të pasur bimore. Me këtë sakrifikojmë 0.07 për qind të pyllit në Vodno . “- tha Goran Sugarevski, Ministër i Transportit.

Investuesi i projektit, Resurset energjetike të Maqedonisë, ka ndarë para që do të financojë pyllëzimin e rrugës.
REM ka paguar rreth 42.9 milion denarë për Qytetin e Shkupit për ripërpunimin dhe pyllëzimin e Vodnos”- deklaroi Bajram Rexhepi, Resurset Energjetike të Maqedonisë.

Nga REM thonë se nuk kishte mundësi që rruga të ndryshonte dhe të instalohej përmes Karadakut të Shkupit. Ata thonë se ndryshimi, përveç zgjatjes për pesë vjet të gazifikimit dhe 20 milionë euro shtesë, nuk është i realizueshëm për shkak të kryqëzimit të gazsjellësit me burimin kryesor të ujit nga i cili furnizohet Shkupi, i cili është në f. Raçe.

Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, pohon se i kanë dëgjuar qytetarët dhe se kanë bërë gjithçka për të ndryshuar rrugën e ndërtimit që është përcaktuar në vitin 2015 dhe që ka marrë leje ndërtimi në vitin 2016, gjatë qeverisë së VMRO DPMNE-së.

Kjo qeveri, unë dhe kjo administratë dallojmë nga paraardhësit tanë. Kjo është hera e parë që dikush të prekë Vodnon, ndërsa në të njëjtën kohë të sigurojë revitalizimin e plotë të gjelbërimit”- u shpreh Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Nga VMRO-DPMNE thonë se Shilegov dhe qeveria gënjejnë:
“Pasi prenë pyllin në Vodno, kanë vendosur ta shpëtojnë atë. LSDM premtoi jetë dhe ajër për të gjithë, dhe tani shohim prerjen e druve shumë dekadash. Dëmi është bërë. Asgjë dhe askush nuk mund ti kthejë drutë e prerë”, thonë nga partia opozitare, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

evn