Qeveria mblidhet në orën 19:30, a do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme edhe për 3 ditë?

Qeveria ka thirrur mbledhje për në ora 19 e 30 e cila do të mbahet nëpërmjet video konferences .Mbledhja e qeverisë është thirrur edhe përkundër vlerësimeve të kryemisnitrit Oliver Spasovski se vendi nuk ka nevojë për të vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme. Por Lideri Socialdemokrat tha se do ti kërkoj qeverisë të mbajë mbledhje nëse ka dakordim me VMRO-në për të mbajtur zgjedhje më 8 korrik, për çka do të duhej të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme edhe për tre ditë, që të respektohet afati ligjorë prej 22 ditësh për mbajtjen e zgjedhjeve pas gjendjes së jashtëzakonshme.
Partitë politike nuk kanë bërë të ditur ndonjë përafrim qëndrimesh, por thirrja e mbledhjes së qeverisë lë mundësi për miratimin e kërkesës së qeverisë për ti kërkuar presidentit Stevo pendarovski edhe tre ditë gjendje të jashtëzakonshme.
Marketing