Qeveria sot me rekomandime për qarkullimin rrugor me ardhjen e Papa Franceskut

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV),  në lidhje me vizitën e Papa Franciskos më 7 maj 2019 në Shkup, sot, kanë rekomanduar përdorim të transportit publik i cili është falas atë ditë dhe nisje për në punë 30 minuta më herët se sa orari i zakonshëm i nisjes.

Marketing

Këmbësoret do të jenë të papenguar në qarkullim, megjithëse rekomandohet që me vete të bartin letërnjoftim ose dokument tjetër të identifikimit.

“Nëse duan t’i shfrytëzojnë veturat, duhet që ata ti largojnë nga hapësira ku do të zhvillohet mesha. Apelojmë që të përdoret transporti publik, i cili atë ditë do të jetë falas. Këmbësoret do të jenë të papenguar, pa pavarësisht se a do të shkojnë në Meshë ose jo. Është  nevojshme të kenë letërnjoftim, por është mirë që për në punë të nisen 30 minuta para kohe”, tha zëdhënësi i Qeverisë së RMV-së, Mile Boshnjakovski.

Marketing