Qeveria sot pritet të vendos për masat restriktive

Ndalesa për qarkullim të qytetarëve prej orës 20:00 deri ora 05:00 skadon sot, shkruan Alsat. Ndalesa ishte vendosur me 6 prill ndërsa nga Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandojnë që të njëjta masa të vazhdohen.

Marketing

Rekomandimet gjatë ditës së djeshme janë rishikuar nga Shtabi i Krizës, institucion ky që ka propozuar që duke filluar nga data 27 prilli deri më 15 maj, ora policore të fillojë në orën 21:00, ndërsa lokalet të fillojnë të punojnë në ambientet e tyre të jashtme, si rrugicat, kopshtet apo tarracat që ata disponojnë.

Shtabi i Krizave ka propozuar që masat aktuale të përfundojnë më 27 prill. Qeveria gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mbledhje ku edhe pritet të merret vendimi përfundimtarë në lidhje me masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Marketing