Qeveria sot vendos për masat e reja anti-Covid

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme pritet të vendos për masat e reja anti-Covid, që tashmë janë bërë publike nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe dhe janë pjesë e debateve.

Marketing

Komisioni për Sëmundjet Infektive javën e kaluar ka propozuar dhe rekomanduar një sërë masash, pas rritjes së rasteve të infektimeve deri në afro 400 në ditë, ndonëse dje numri ishte 177, megjithatë kishte më pak teste.

Komisioni për Sëmundjet Infektive ka propozuar këto masa:

– Bartjen e detyrueshme të maskës në ambiente të jashtme.

– Ndalimi i grupimit në hapësira publike pas orës 22:00.

– Kufizimi i mysafirëve në shtëpi, jo më shumë se katër persona.