Qeveria të mërkurën cakton shumën që do ta harxhojë për fushatën e referendumit

Në seancën e ardhshme parlamentare, të mërkurën, do të dihet se sa mjete do të ndahen për referendumin për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë. Deri tani vetëm Ministria e Mbrojtjes doli me informacionin se sa mjete do të ndajë për referendumin.

Marketing

Nga ministritë tjera nuk ka informacione sa mjete janë ndarë për këtë qëllim, edhe pse dje kaloi afati që të jepen informacione deri të Ministria e Financave, për mjetet që i kanë në dispozicion e që mund të ri-caktohen për fushatën e referendumit.

Ministrja e Mbrojtjes Radila Sheqerinska mbrëmë tek Dita e Hapur e ARM-së tha se MB-ja do të dorëzojë në dispozicion diçka më pak se 60 milion denarë për fushatën e referendumit.

“Ministria e Mbrojtjes është një nga ato që më shumë duhet të interesohet për prioritetin tonë strategjik dhe nga sektori ynë për financa dërguan informacionin se në dispozicion vendojmë diçka më pak se 60 milionë denarë, që ishin planifikuar për aktivitete të ngjashme, por të cilët konsiderojmë se më mirë t’i shfrytëzojë Kuvendi, dhe jo ne”, tha Sheqerinska.

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha ditën e mërkurë tha se Qeveria në seancën e ardhshme do të sjell plan konkret dhe program për zhvillimit e gjithë fushatës së referendumit, duke përfshirë edhe mjetet që do të harxhohen për këtë qëllim.

Fushata, tha ai, do të jetë informative, ndërsa qëllimi është që qytetarëve t’ju shpjegohen përfitimet nga marrëveshja me Greqinë. Ai shtoi se Qeveria, gjatë gjithë këtij procesi do të respektojë principin e llogaridhënies dhe transparencës.

“Konsiderojmë se referendumi është shumë i rëndësishëm për vendin, dhe të gjitha mjetet që do të shfrytëzohen për zbatimin e referendumit do të publikohen”, tha Hoxha.

Kryetari Mickoski dje përsëriti pozicionin e partisë së tij në lidhje me referendumit dhe se vendimin do ta marrë pas konsultimeve me qytetarët dhe me strukturat brenda partiake që zhvillohen paralelisht.

Marketing