Qeveria teknike, Zaev: Nuk ka nevoj për takim me kreun e BDI-së, Ahmetin

Nuk do të ketë takim mes krerëve të koalicioneve, Ahmeti e Zaev sa i përket qeverisë teknike. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se duhet pasur kujdes nga të gjitha palët gjatë përzgjedhjes së emrave të ri në Qeverinë teknike, por se me parnterin e koalicionit, Ahmetin nëse është e nevojshme diskutimi emrave apo koordinime shtesë do të dëgjohet me telefon.

Marketing

“Ne nuk kemi nevojë për bisedime apo takim të posaçëm mes meje dhe Ahmetit. Me siguri për vetë emrat që do të shqyrtohen, nëse kemi nevojë si partnerë të koalicionit, mund të dëgjohemi me telefon dhe të shohim se a qëndorjmë të dy palët pas këtij olbigimi ligjor. Besoj se do të jemi të gjithë të arsyeshëm dhe të matur në propozimin e kandidatëve. Ne nga LSDM-ja i propozuam dhe i shpallëm publikisht emrat dhe besoj se nuk do të kemi ndonjë problem me zgjedhjet kadrovike që të duhet të bëjmë koordinime të posaçme” – u shpreh Kryeministri Zoran Zaev.

Në Qeverinë teknike e cila duhet të nis më 3 janar, partia qeverisëse, LSDM tashmë ka bërë të ditur emrin e kryeministër të ardhshëm teknik, ai do të jetë ministri akutal I punëve të brendshme, Olvier Spasovski, ndërsa Milla Carovska nga dikasteri I punës dhe politikës sociale do të ushtroj postin e zëvendëskryeministres për çështje ekonomike.

Marketing