Qeveria, tender për telefona celular dhe fiks

Kush do ta fitojë biznesin qeveritar prej mbi gjysmë milioni euro për telefoninë mobile dhe fikse? Zyra e çështjeve të përgjithshme dhe të përbashkëta njoftoi për shpalljen e tenderit për prokurimin e këtij shërbimi me një vlerë të parashikuar prej 33 milion denarë, pa llogaritur TVSH-në në çmim, njofton Alsat.

Marketing

Marrëveshja, që zyra pranë qeverisë do duhet ta lidhë me ndonjë nga operatorët e telekomunikacionit, do të jetë për dy vjet. Tenderi është i ndarë në dy pjesë.

Një nga kriteret për dhënien e kontratës është çmimi më i ulët, dhe sipas dokumentacionit të tenderit do të përdoret një ankand elektronik. Sipas specifikimit të tenderit të publikuar në pjesën e telefonisë mobile thuhet se do të ketë pesë modele të parapagesës së numrave të përdoruesve ose 0, 300, 800, 1.500 dhe 3.000 denarë pa TVSH. Kompensimi më i madh mujor ofron më shumë përfitime. Abonimi më i shtrenjtë, në të cilin ka gjasa të jenë zyrtarët më të lartë, ka subvencion më të lartë prej 45 mijë denarëve për zgjedhjen e një pajisjeje luksoze mobile.

Në segmentin e telefonisë fikse, një nga kushtet e përshkruara nga Zyra e çështjeve të përgjithshme dhe të përbashkëta është pasqyrë e thirrjeve të realizuara telefonike- një shërbim që ofron pasqyrë të të gjitha thirrjeve të bëra nga numri i telefonit në një muaj, me një qasje në kohëzgjatjen dhe koston e çdo bisede individualisht.

Ofertat për biznesin me vlerë mbi gjysmë milioni euro do të hapen më 18 shkurt. Përndryshe vitin e kaluar, Zyra për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta e Qeverisë nënshkroi dy kontrata me Telekomin e Maqedonisë, për telefoninë mobile dhe fikse me vlerë mbi 400 mijë euro. Qeveria e Maqedonisë ka akcione në Telekomin e Maqedonisë prej 34.81%.