Qeveria vendosi: Nga 12 tetori hapen kufijtë pa test PCR

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në rrjetin social fejsbuk ka arsyetuar vendimin e qeveris për të hapur kufijtë me vendet e rajonit.

Marketing

Ai ka thënë se në bazë të koordinimit me ministrit e shëndetësisë të vendeve të rajonit, qeveria ka sjellë vendim për lejimin e qarkullimit të pa papenguar të shtetasve të Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës, pa testin negativ PCR.

“Në këto vendet, qytetarët e të cilëve kanë pasur obligim gjatë hyrjes në vendin tonë të tregojnë test PCR negativ, në bazë të reciprocitetit është dakorduar që shtetasit tanë të udhëtojnë në këto vende pa pasur test negativ PCR. Ky vendim është miratuar pas propozimit të dorëzuar dhe mendimit pozitiv të Komisionit për Sëmundje Infektive sipas të cilit deri në këto moment nuk ka indikacione ose numër të lartë të personave pozitiv të hyrë nga shtetet e huaja, dhe me këtë nuk ka rrezik për shëndetin publik”, ka shkruar Zaev.

Vendimi hyn në fuqi nga dita e hënë më 12 tetor, 2020.

 

https://developers.facebook.com/docs/plugins/embedded-posts/?prefill_href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fzaevzoran%2Fposts%2F10159082908972932&__cft__[0]=AZWdgEHZ8mYyc3Jk9uRBi1vP4mtBkL8R4vef4MCvFDcmCbfV56T_fUSV9KXDCB7zTRNOaZzoCIGQsFlc7GAWfpa7VYakIegfCCS3nS-4lE7Ry4Dn1uJTKuZmlrrCWOWnOQLE_gLhvdRGdkadmjlIWDiqICCMaHcTkqoUFMZx4VcEc74ZeOhJkLvtDfTVySlAGtBzqZwP8UCL_oHFyd0_Dl04&__tn__=p%2CP-R#code-generator

Marketing