Qeveria vendosi: Nga 9 shtatori hapen çerdhet

Në seancën e parë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për rihapjen e institucioneve për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve – kopshtet për fëmijëve.

Marketing

Qeveria solli vendim që më 9 shtator 2020 të hapen çerdhet për fëmijë dhe deri atëherë kopshtet për fëmijë duhet të përgatiten për punë.

Në përputhje me konkluzionet mbi këtë çështje, Qeveria u rekomandon të gjitha njësive të vetëqeverisjes lokale të cilët janë themeluesit e institucioneve publike për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të sigurohet hapësirë ​​shtesë ose të përshtatet hapësira e kopshtit në përputhje me Protokollet për aktivitetet në institucionet e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve si dhe të sigurojë personelin e duhur për një periudhë kohore deri në kohëzgjatjen e pandemisë Covid-19.

Marketing