Qeveria:Ndërpritet procesi edukativo-arsimor në kopshtet për fëmijë, arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, ndalohen ngjarjet masive publike dhe udhëtimet e organizuara në shtetet me rrezik të lartë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 15-të shqyrtoi Informacionin e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalim të përhapjes së korona virusit, sipas sugjerimit të Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë dhe i miratoi konkluzionet në vijim:

Marketing

1. Të përforcohen masat dhe aktivitetet për parandalimin e përhapjes së korona virusit.

2. Të ndërpritet procesi edukativo-arsimor dhe mësimi në të gjitha kopshtet për fëmijë, shkollat fillore, të mesme dhe institucionet e arsimit të lartë dhe në institucionet publike shkencore në territorin e RMV-së, në 14 ditët e ardhshme. Ndërpriten edhe të gjitha programet jashtëshkollore ose programe shtesë, siç janë kurset për gjuhë të huaja e të tjera.

3. Për zbatimin e kësaj mase njëri nga prindërit e fëmijëve deri më 10 vjet, i cili do të lirohet nga obligimi për të shkuar në kopsht ose për të ndjekur mësimin, do të lirohen edhe nga obligimi për të kryer obligime e punës.

4. Të ndalohen tubimet masive dhe ngjarjet në ambient të hapur dhe të mbyllur, si dhe të gjitha ngjarjet dhe manifestimet kulturore në territorin e RMV-së me mbi 1000 pjesëmarrës, në 14 ditët e ardhshme. Qeveria rekomandon mos mbajtjen e ngjarjeve publike ku pritet pjesëmarrje deri më 1000 persona.

5. Të ndalohet pjesëmarrja e shikuesve (publikut) në të gjitha ngjarjet sportive në territorin e RMV-së, në 30 ditët e ardhshme.

6. Të vendoset vetë-izolim për të gjithë personat që vijnë nga shtetet me rrezik të lartë dhe të mesëm, në periudhë prej 14 ditësh (në përputhje me listën e Organizatës Botërore Shëndetësore).

7. Të ndalohet importi i pajisjeve mjekësore dhe mjeteve dhe materiale mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve nga RMV-ja, përveç me leje të posaçme të cilën e jep Ministria e Shëndetësisë.

8. Tu personave të rritur dhe kategorive me rrezik të lartë të qytetarëve me sëmundje kronike, ta rrallojnë lëvizjen dhe të shmangin transportin publik.

9. Rekomandohet shmangie e udhëtimeve në vende të cilat janë me rrezik të lartë dhe të mesëm, në përputhje me listën e Organizatës Botërore Shëndetësore.

10. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ti lirojë nga pjesëmarrja e mëtejshme në procesin zgjedhor të punësuarit në institucionet shëndetësore publike dhe të zëvendësohen me persona të tjerë.

11. Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me nenin 205 dhe 206 të Kodit Penal.

12. Të futet kartela health locator për të gjitha fluturimet dhe të gjitha avio-kompanitë, gjegjësisht formular të cilin do ta plotësojnë udhëtarët me të dhëna për kontakt më të lehtë, përderisa ka nevojë.

13. Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, furgon, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë, si dhe nga ato vende drejt RMV-së.

14. Të përforcohet pjesëmarrja e vullnetarëve të Kryqit të Kuq të RMV-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, në të gjitha vendkalimet kufitare.

15. Tërësisht të respektohen masat për parandalim nga kjo sëmundje, udhëzuar nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

16. Të paraqitet konkluzion dhe rekomandim nga ana e Qeverisë së RMV-së deri te të gjitha organet e administratës shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale për ndërprerje të përkohshme nga detyrimet e punës (mosardhje në vendin e punës dhe qëndrim në shtëpitë e tyre), për gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

17. Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve, të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

18. Qeveria u rekomandon të gjitha institucioneve qeveritare dhe shtetërore, si dhe ndërmarrjeve publike, ti anulojnë të gjitha udhëtimet ose ti organizojnë mbledhjet e parapara përmes komunikimit me internet

19. Detyrohen të gjitha institucionet qeveritare dhe shtetërore, si dhe ndërmarrjet publike të fusin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet shtetërore në hyrjet e institucioneve. Këtë masë Qeveria ua rekomandon edhe kompanive të sektorit real.

Qeveria falënderon të gjitha mediat për bashkëpunimin e deritanishëm dhe apelon ti publikojnë masat më të reja për parandalim dhe mbrojtje nga korona virusi, si dhe të qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm me burimet zyrtare të informimit, siç është Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e RMV-së për të gjitha informacionet më të reja dhe zhvillime të situatës.

Marketing